Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ “Plas” te Gjermania, ndërpritet stërvitja. Pesë lojtarë rezultojnë…

Kombëtarja gjermane është në karantinë për një rast COVID-19.

Me një deklaratë zyrtare, Federata Gjermane e Futbollit ka bërë të ditur se në grumbullimin ku panzerat po përgatisin dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin, ndaj Lihtenshtajnit dhe Armenisë, testet të cilave u janë nënshtruar lojtarët dhe stafi kanë nxjerrë në pah një pozitivitet në skuadër, nga ku lojtari i cili rezultoi pozitiv ishte vaksinuar dhe aktualisht është asimptomatik.

Autoritetet shëndetësore vendase urdhëruan izolimin në karantinë të ekipit dhe në veçanti të katër shokëve të skuadrës që kishin pasur kontakt me lojtarin pozitiv. Një sinjal alarmi, që ka rikthyer sërish vëmendjen për problemin e infeksioneve, jo vetëm në sport.

Sipas “BILD”, lojtari që është infektuar i pari është mbrojtësi i Bajernit, Niklas Zyle i cili ishte dhe i vaksinuar. Gjithmonë sipas prestigjozes gjermane, janë infektuar dhe 4 lojtarë të tjerë, 3 janë me Bajernin, Serzh Gnabri, Joshua Kimish dhe Jamal Musiala, ndërsa futbollisti tjetër është Karim Adejemi.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Atletiko Madrid dhe Argjentina, Simeone zbulon dëshirat e tij

Isa.Autor

Spalletti: Luajtëm mirë vetëm në pjesën e parë, ja pse nuk e aktivizova De Vrij

Isa.Autor

Ajaxi rigjen fitoren me Heerenveenin, dhe shkon -7 nga PSV Eindhoveni

Q.Autor

Leave a Comment