Basketball Sport

NBA playoffs/ Boston trondit për herë të dytë Philadelphia-n

Boston Celtics befasoi në suksesin e arritur ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 108-103 në takimin e dytë të serisë së turit të dytë të playoff-eve të NBA-së. Edhe pse 76ers konsideroheshin më të favorizuar në këtë përballje, janë pikërisht Celtics që deri më tani i kanë fituar të dyja takimet e luajtura.

Philadelphia e nisi mirë periodën e parë duke e mbyllur 31-22, por në vazhdim nuk arriti t’i bënte ballë presonit të Boston-it. Takimi u vendos në periodën e tretë, ku Celtics e mbyllën 28-19 dhe deri në fund mbajtën diferencën. Për 76ers, Redick e mbylli me 23 pikë, në vazhdim Covington me 22 pikë, Embiid (20 pikë dhe 14 ribaundei) dhe Saric, me 14 pikë.

Pavarësisht mungesës së Irving të dëmtuar, basketbollistët e Boston luajtën mirë, ku Tatum realizoi 21 pikëm Rozier 20 dhe Smart 19. Kurse Horford e mbylli ndeshjen me dyshe dyshesh, 13 pikë dhe 12 ribaunde. Nisur nga 2 hu jet e para, nëse Piladelphia ka në plas që të shkojë më tej, i duhet që të zgjohet, pasi Celtics ka për t’ia bërë jetën shumë të vështirë.

Related posts

FORMULA 1/ Super Verstappen, fitore historike në Sprint Race dhe “pole position”

Delo.autor

“MESSI REFUZON RINOVIMIN”/ “Bomba” e mediave spanjolle: “Pleshti” do largohet nga Barça në 2021-in!

Delo.autor

2 largime dhe 6 blerje, ja planet e Milan në merkato…

Sadik.Autor

Leave a Comment