Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Sulmuesi serb preferon Juventus-in, zbulohet dëshira e 60 milionëshit

Juventus do me çdo kusht Dusan Vlahovic.

Ylli i Fiorentina-s ka vendosur të mos e rinovojë kontratën që i skadon në verën e 2023-shit.

Sipas Tuttosport, sulmuesi serb preferon të transferohet tek Juventus.

Fiorentina nuk pranon më pak se 60 milionë euro, një shumë e papërballueshme për bardhezinjtë që në janar.

Megjithatë, Zonja do të provojë gjithsesi duke parë se për lojtarin interesohen edhe Tottenham, Atletico Madrid dhe Manchester City.

Juventus mund t’i ofrojë një vend të sigurt në formacionin titullar, ku do të merrte vendin e Alvaro Morata, blerja përfundimtare e të cilit nga Atletico madrid është më shumë se në dyshim.

Related posts

“NUK DOJA”/ Futbollisti turk vret të birin e sëmurë me koronavirus në spital

Delo.autor

Pa Champions dhe pa Botëror, dy finale të humbura në dy muaj

Isa.Autor

Allegri ka dilema për formacionin: Higuain titullar, Dybala ndoshta

Delo.autor

Leave a Comment