Futboll La Liga Sport

E ÇUDITSHME/ Nuk ka rikthim të Dani Alves tek Barcelona, La Liga e ndalon për një arsye të veçantë

La Liga ka bllokuar rikthimin e Dani Alvesh në Kamp Nou pasi nuk besojnë se paga e brazilianit do të jetë 1 euro.

Pas 8 viteve të kaluara me Barcelonën ndërmjet 2008 dhe 2016, Alvesh u largua te Juventusi, më pas kaloi disa aventura të tjera te PSG-ja e Sao Paolo në Brazil.

38-vjeçari provoi dhe më herë t’i bashkohej Barcelonës, por Ronald Kuman nuk e preferoi një lëvizje të tillë, ndërsa me ardhjen e Çavit në stolin e katalanasve, situatat ndryshoi duke rritur hamendësimet që braziliani do të ribashkohej sërish me ish-shokun e skuadrës.

Por kjo gjë nuk do të ndodhë, pasi La Liga nuk beson që paga e mundshme e Dani Alvesh mund të paguhet vetëm 1 euro. Kriza që po kalon Barcelona ka bërë që të hedhë sytë nga senatorët e vjetër, por rregullat e federatës janë të qarta dhe nuk do të ketë përjashtime.

Related posts

“RIVALËT KANË DËSHIRË TË JENË NË VENDIN TONË”/ Trajneri Tuchel: Ne duhet të jemi profesionistë. Nuk preferoj që ta di rezultatin, por…

Delo.autor

“MESSI ËSHTË NJË DHURATË E JETËS”/ Pochettino: PSG ka bërë diçka të “çmendur”, misioni i tij është vetëm një

Delo.autor

PAS ZBARKIMIT TË “JASHTËTOKËSORIT” NË TORINO/ Juventus arkëton 58 milion euro më shumë se sezonin e kaluar, ja benefitet nga CR7

Delo.autor

Leave a Comment