Futboll Sport

NGA DËNIMI PËR MASHTRIM TEK ARBITRIMI NË CHAMPIONS/ Kush është gjyqtari që do të vendosë drejtësi në Angli-Shqipëri..

Mbrëmjen e nesërme Shqipëria do të ndeshet në Uembli me rivalët e vështirë të Anglisë në një sfidë ku kuqezinjtë do të tentojnë të bëjnë historinë.

Takimi do të gjykohet në arbitri i njohur gjerman Feliks Zajer i cili në vitin 2014 është shpallur arbitri më i mirë në vendin e tij. Por e kaluara e Zajer lë për të dëshiruar, pasi në vitin 2005, gjermani është dënuar me 6 muaj pezullim nga aktiviteti për shkak të përfshirjes së tij në fiksimin e ndeshjeve.

Në vitin 2005, arbitri Robert Hojzer u dënua me dy vjet e pesë muaj burg për mashtrim të organizuar. Ai kishte rrëfyer se kishte marrë para për të ndikuar në rezultatet e disa ndeshjeve, kryesisht të divizionit të dytë dhe të tretë gjerman. Ai u lirua në korrik 2008, pas 14 muajsh prapa hekurave.

Hetimi, në të cilin ai kishte pranuar të bashkëpunonte, kishte përfshirë 25 persona, mes tyre 14 lojtarë dhe tre gjyqtarë të tjerë, vetëm për vitin 2004. Njëri prej këtyre arbitrave, Dominik Marks, ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, dhe drejtuesi i dyshuar i rrjetit mafioz në rrjetin e manipulimeve, Ante Sapina, 2 vjet e 11 muaj. Zajer u pezullua për 6 muaj për shkak të vonesës në zbulimin e informacionit në lidhje me rastin në atë kohë.

Sipas “Die Zeit” , Zajer, në atë kohë gjyqtar anësor, kishte marrë 300 euro nga Hojzer për të shmangur situata kritike që ndikonin në rezultat gjatë një ndeshjeje të rezervave të Verder Bremenit. Por gjyqtari hodhi pas të kaluarën duke u titulluar si në ndër arbitra më të mirë në Gjermani, ndërsa javën e kaluar arbitroi sfidën Sherif-Inter në Ligën e Kampionëve.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Luhet për vendin e parë, starton supersfida në Vlorë

Isa.Autor

Sabjen Lilaj: Viti më i rëndësishëm në aspektin personal, ndaj Luftëtarit duam hakmarrjen

Q.Autor

DITA VENDIMTARE PËR INTER/ “Zikaltërit” synojnë Dzeko dhe të shesë Mauro Icardin tek…

Delo.autor

Leave a Comment