Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Chiellini “tradhtoi” kombëtaren para Zvicrës, Juventusi zbulon dëmtimin e tij

Juventusi hedh dritë mbi dëmtimin e Giorgio Chiellinit, që e detyroi të braktisë kombëtaren para sfidës vendimtare me Zvicrën. Mbrojtësi, i cili la grumbullimin e Covercianos, është “viktimë” e inflamacionit në tendinën e Akilit.

Për ta bërë të ditur këtë shërbeu njoftim zyrtar për shtyp në faqen e Juventusit: “Testet diagnostike, të cilave Giorgio Chiellini iu nënshtrua këtë mëngjes në ‘J Medical’ treguan inflamacion të tendinit të majtë të Akilit. Gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë”.

Prandaj, mbeten të pacaktuara kohët e rikuperimit të Chiellini. Kapiteni bardhezi nuk dihet saktësisht kur mund të kthehet për të shkelur lëndinën e gjelbër, ndërsa te Juve lajmi i mirë ka të bëjë me rikuperimin e Moise Kean.

Related posts

Tommy Docherty: Mourinho do hante veten e tij, po të ishte çokollatë

Sadik.Autor

I FIKSUAR PAS ASLLANIT/ Si Inter i prishi planet Fabregas, zikaltërit refuzuan edhe 20 mln euro nga Anglia

F.autor

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

F.autor

Leave a Comment