Futboll Sport

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka qëndruar në Europë gjatë këtyre javëve për të udhëhequr personalisht revolucionin kuqezi. Bisedimet e këtyre ditëve me Oliver Glasner, Mauricio Poçetino dhe Ralf Rangnik janë zhvilluar drejtpërdrejt nga numri një i RedBird-it, i cili tani duhet të vendosë strukturën teknike dhe atë drejtuese të klubit pas më shumë se 10 ditësh kaosi dhe tranzicioni.

Glasner mbetet një nga profilet më të favorizuara për stolin, edhe për shkak të lidhjes që ka me Ralf Rangnik. Në garë është edhe Poçetino, një zgjidhje me emër të madh por më e komplikuar, edhe sepse do të vinte vetëm pas Botërorit me SHBA-në, njësoj si drejtuesi gjerman, i cili sot është trajner i Austrisë.

Por në këtë rast situata do të ishte ndryshe, pasi ish-trajneri i Schalkes do të merrte rolin e drejtorit teknik, me kompetenca të plota mbi sektorin sportiv. Pas javësh pasigurie duhet megjithatë të mbyllet gjithçka, sepse bisedat kanë vlerë vetëm nëse shndërrohen në vendime.

Related posts

“RINOVOVA KONTRATËN ME MANCHESTER CITY-N PËR SHUMË ARSYE”/ Guardiola: Dua që Messi ta përfundojë karrierën tek…

Delo.autor

PAS DISFATËS NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Flet Sarri: Mendoj se erdhëm në këtë finale me…

Delo.autor

REALI E KA RONALDO NË “SHTËPI”/ Vinicius JR shënon SUPER GOL nga 30 metra (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment