Futboll La Liga Sport

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Xavi kërkon të bëjë Barcelonën me krahë, zbulohen objektivat

Raheem Sterling, Dani Olmo dhe Dani Alves janë tre lojtarët që kanë përfunduar në shënjestrën e Xavi-t dhe të drejtuesve të Barcelona-s për të  përforcuar skuadrën në janar.

Sulmuesi anglez, sipas Sport, është gati të largohet nga Manchester City dhe katalanasit, që nuk kanë para për të shpenzuar në merkato, po mendojnë t’i propozojnë Qytetarëve një operacion me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Për sa i takon spanjollit të Leipzig, situata është më e komplikuar: Olmo, ndryshe nga Sterling, është një titullar i palëvizshëm dhe ka një kontratë deri në 2024-ën.

Kështu që duket e vështirë që gjermanët të vendosin të heqin dorë pa fituar asgjë.

Xavi po mendon të kthejë në ekip edhe Trincao-n, por ka pak mundësi që portugezi (aktualisht te Wolves) të kthehet në bazë para skadencës së huazimit.

Related posts

E FUNDIT/ Blerja rekord në Premier, zyrtarizohet mesfushori paraguaian

Delo.autor

Luhatje rezultatesh në La Liga, zbuloni arsyet e rënies së Barcelonës

Q.Autor

JUVENTUSI I PANDALSHËM/ “Zonja” do Moratën e kampionin e Europës dhe i shpall luftë Interit për…

F.autor

Leave a Comment