River Plate po negocion rinovimin e Julian Alvarez, sulmues që kohët e fundit ka përfunduar në shënjestrën e disa skuadrave italiane, veçanërisht Fiorentina-s.
Kontrata aktuale e lojtarit skadon në dhjetorin e vitit 2022 dhe Milionarios duket se po provojnë ta zgjasin marrëveshjen me disa vite dhe të mbajnë klauzolën prej 20/25 milionë eurosh për t’u mbrojtur nga mundësia që çmimi i kartonit të bjerë.
Drejtuesit argjentinas duan të shfrytëzojnë dëshirën e futbollistit për të marrë pjesë në Botërorin e Katarit, e cila ka më shumë shanse të realizohet nëse ai do të luante rregullisht.
Klubi vjollcë ka marrëdhënie shumë të mirë me River dhe drejtori teknik Burdisso synon të realizojë një tjetër goditje të sukseshme si ajo e Nico Gonzalez.
Megjithatë, edhe Juventus është shumë e interesuar pas raporteve shumë pozitive të marra nga vëzhguesit që e kanë parë nga afër lojtarin.
Për më tepër, në rast se zgjedhjet e reja presidenciale të klubit amerikanojugor do të fitohen nga Antonio Caselli, zëvendësi i tij do të ishte një ish-legjendë e Juventus si Trezeguet dhe kjo gjë mund të favorizojë Zonjën e Vjetër.
Lajmi është raportuar nga Corriere dello Sport.
