Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ANGLI-SHQIPËRI/ Sërish rokadë fanellash në Kombëtare, Bajrami i merr numrin… Manajt (VIDEO)

Teksa kanë mbetur vetëm pak orë nga starti i sfidës Angli-Shqipëri, FSHF-ja ka publikuar një video nga dhoma e zhveshjes së kuqezinjve.

Në video, vihet re se numri në fanellën e Nedim Bajramit në sfidën ndaj Anglisë, do të jetë “10” numër ky që mbi shpatulla e ka mbajtur Rei Manaj.

Lushnjari nuk u ftua për dy sfidat e nëntorit nga trajneri Edi Reja për shkak të formës jo të mirë që po kalon. Kjo ishte një zgjedhje nga ana e teknikut italian që u justifikua me faktin që nuk do të ketë lojtarë të shumtë në stolë për këtë sfidë, pasi të gjithë duan të luajnë ndaj Anglisë.

Më herët Bajrami ka mbajtur dhe numrin tetë në Kombëtare, por kësaj herë do të mbaj një numër “fantazisti” dhe shpresojmë që ndeshjen e sotme t’i sjellë fat.

VIDEO

Related posts

Gara për kreun e FSHF/ Dukës bën “llogaritë”. Ja votat e Superiores

Q.Autor

FITORE ME VUAJTJE/ Solari: Duhej të kishim pushuar me një rezultat më të thellë, kur nuk ke…

Isa.Autor

MILAN-LAZIO/ Skuadrat “ndezin motorrët”, ja statistikat interesante që duhet të dini

Delo.autor

Leave a Comment