Futboll Seria A Sport

MILAN-LAZIO/ Skuadrat “ndezin motorrët”, ja statistikat interesante që duhet të dini

– Janë 156 precedentët në Serinë A mes Lacios dhe Milanit. 30 suksese për bardhekaltrit dhe 67 fitore kuqezi. Ndërkohë, Lacio është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më së shumti ndeshje në Serinë A (59). Për më tepër, kuqezinjtë kanë shënuar 247 gola kundër ekipit nga kryeqyteti italian. Vetëm ndaj Fiorentinës (253) ata bënë më mirë.

– Dy golat e parë të Frenk Kesit në Serinë A kanë ardhur në ndeshjen e debutimit në gusht të 2016-ës dhe bëhet fjalë për Atalanta-Lacio. Ai ka shënuar tri herë në 7 përballje kundër Lacios në Serinë A.

– Milani ka humbur vetëm një nga 31 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Lacios në Serinë A (19F, 11BN).

– Ish-trajneri i Lacios dhe aktual i Milanit, Stefano Pioli, ka arritur dy suksese në 3 ndeshjet e fundit të Serisë A në stolin kuqezi kundër bardhekaltërve, po aq fitore sa në 13 ndeshjet e para si trajner kundër këtij kundërshtari (4 barazime, 7 humbje).

– Bardhekaltrit nuk e mbajnë dot portën të paprekur ndaj Milanit në “San Siro” që prej shkurtit 2012 (2-0): që nga ajo kohë “Djalli” ka gjetur rrjetën për 17 ndeshje radhazi (1.8 gola për takim).

– “Djalli” mund të fitojë tri ndeshjet e para të ligës për dy sezone rresht për herë të parë në Serinë A. Të besuarit e Piolit filluan sezonin e kaluar në turne me tri fitore, shtatë gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

– Çiro Imobile i Lacios ka shënuar shtatë gola në 13 ndeshje kundër Milanit në kampionat, duke përfshirë tre gola në dy ndeshjet më të fundit.

– Lacio ka shënuar nëntë gola në dy ndeshjet e para të këtij kampionati, një rekord për Serinë A.

– Asnjë skuadër nuk ka pësuar më pak goditje në portë sesa Milani në kampionatin e sivjetshëm të Serisë A, pesë, si Interi. Menjëherë pas dy milanezëve, gjejmë Lacion me gjashtë goditje të marra drejt kuadratit të Reinës.

Related posts

Europiani i atletikës, Smajlaj dhe Gega përfaqësojnë Shqipërinë në Berlin

Sadik.Autor

Mos i hidhni fanellat e Ronaldos me Realin, shihni si mund të bëhen bardhezi (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Norwich-Manchester City. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment