Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ANGLI-SHQIPËRI/ Një kampion bote si “ogur”, Florian Marku viziton Kombëtaren (FOTO)

Kombëtarja është vizituar ditën e sotme nga një person shumë special, pikërisht nga kampioni botëror IBF në peshën e tij, Florian Marku.

Boksieri lushnjar ka surprizuar Kombëtaren duke i vizituar në hotelin ku janë grumbulluar, për tu dhënë zemër për këtë sfidë mjaft të rëndësishme ndaj Anglisë.

Kush tjetër, përveç se Marku mund tu tregonte kuqezinjve si të fitojnë në Uembli, pasi boksieri shqiptar është bërë si i shtëpisë në stadiumin mitik duke fituar disa duele.

Ishte vetë Marku që ndau një foto me futbollistët e Kombëtares në faqen e tij duke shkruar: “Ne përkrahje te Kombëtares sot ne Londër 🇬🇧Suksese çuna dhe me fitore 🇦🇱🇦🇱👐🏻 forca 🤜🏻🤛🏻”

Related posts

CUTRONE “HEROI” I SFIDËS/ Kualifikon Milanin në çerekfinale me DOPIETË

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Francë, konfirmohet futbollisti i parë i prekur me epidemi (EMRI)

Delo.autor

Dele Alli shkëlqen në fitoren e Tottenhamit kundër Chelseat, futbollisti anglez zgjidhet në formacionin e javës në Premierligë

Sadik.Autor

Leave a Comment