Futboll Sport

Trajneri i ri i Kamzës vjen nesër, prezantohet në zyrat e bashkisë

Pas largimit të trajnerit Julian Ahmataj nga Kamza, në krye të skuadrës do të vendoset një trajner i huaj. Lajmin e dha i pari kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mëziu, pak ditë më pare, në një emision televiziv, ndërkohë që “Telesport” u interesua pranë klubit për të mësuar se çfarë po ndodh me trajnerin. Drejtues të klubit konfirmojnë se trajneri i ri do të mbrrijë nesër, në orën 10:00, në Aeroportin e Rinasit, ndërsa në orën 11:00, në zyrat e Bashkisë së Kamzës do të bëhet prezantimi.

Drejtuesit e klubit nuk bëjnë të ditur emrin e trajnerit të ri, por thonë se është një emër shumë i njohur i futbollit ballkanas dhe vjen pikërisht nga një shtet afër vendit tonë. Pritet me mjaftë interes kjo lëvizje e radhës e presidencës së klubit, që pas mbijetesës në Superligë duket se për sezonin e ardhshëm do të ketë ambicie më të mëdha, për të synur ndoshta edhe surpriza në kampionat.

Kujtojmë se Kamza arriti të siguronte qëndrimin në Superligë vetëm në javën e fundit të kampionatit, duke mposhtur Partizanin. Më pas erdhi dhe largimi i trajnerit Ahmataj, i cili në dy muajt e tij në krye të Kamzës arriti të bënte një punë të mirë me grupin e lojtarëve, duke mbajtur larg presionin dhe fituar pikët e nevojshme për mbijetesë. Pas vendosjes së trajnerit të ri në krye të skuadrës do të nisë puna me merkaton. Por, mësohet se nuk do të ketë shumë lëvizje, të paktën për momentin, pasi shumë lojtarë janë nën kontratë me klubin edhe për sezonin e ardhshëm

Related posts

FORMULA 1/ Mohammed Ben Sulayem, garazhi i presidentit të ri të FIA-s vlen 130 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

Mourinho: Sanchez ishte me një këmbë e gjysmë te Manchester City

Q.Autor

Zbuloni talentin e Chelsea që po çmend drejtuesit e Juves, Barçës dhe Real Madridit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment