Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ ANGLISË/ Hysaj: Hymë me frikë në fushë, rasti i Uzunit mund të ndryshonte ndeshjen

Pas humbjes turpëruese të Shqipërisë, kapiteni Elseid Hysaj në pronocnimin për SuperSport u shpreh se kuqezinjtë hynë me frikë në fushë dhe e pësuan.

“Pjesa e parë ishte për tu harruar, e filluam keq sikur kishim frikë, nuk ishim100% me këto skuadra mjafton të humbësh topin, hymë në fushë me pak frikë dhe e pësuam. Kishim dhe rastin e Uzunit që po të shënonte do të ndryshonte ndeshja por pjesa e parë ishte e keqe.

Lehtë se kemi marrë sepse Anglia duhet respektuar, por nuk duhet të kemi frikë, pasi në fund të fundit do të kishim raste më shumë mund të luanim më mirë. Besoj kjo ishte më e keqja.

Anglezët të frikshëm: Ishin të frikshëm, po kishim frikë ne. Duhet të kesh besim të madh, në Shqipëri treguam që kemi kapacitet për të luajtur futboll, por kur hynë në fushë me skuadra të tilla e pëson”.

Related posts

STATISTIKA/ “Zonja e Vjetër” dëshiron serinë pa pësuar, dorianët të thyejnë tabunë. BILANCI

Delo.autor

“PLAS” SHERRI TE HOLANDA/ Van Dajk kundër Kuman. Kapiteni nuk donte Zirkze në fushë

F.autor

“A DUHET TË SHOHIM GJAK, QË TË…?” Klopp në kundërsulm pas fitores ndaj Arsenalit

Delo.autor

Leave a Comment