Futboll Sport

Prezantohet Iniesta, 8 mijë tifozë presin spanjollin në stadium (VIDEO)

Andres Iniesta pasi i dha fund aventurës me Barcelonën është prezantuar sot te skuadra e tij e re Vissel Kobe. Japonezët e kanë pritur me shumë entuziazëm spanjollin pasi 8 mijë veta ishin të pranishëm në stadium.

 

Me transferimin në J.League, mesfushori ‘maestro’ bëhet kështu futbollisti më i madh që ka luajtur ndonjëherë në kampionatin japonez.

 

Te Vissel Kobe, 33-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 8 dhe do të ketë shok skuadre gjermanin Lukas Podolski. Pas prezantimit përpara tifozëve Iniesta do të largohet nga Japonia për t’iu bashkuar kombëtares spanjolle me të cilën është i grumbulluar në Botërorin Rusi 2018.

Related posts

NIS PËRGATITJET PËR FAZËN E DYTË/ Marrin fund pushimet për Partizanin, ja çfarë ndodhi ditën e sotme me lojtarët…

Delo.autor

MIQTË E MIRË DALLOHEN NË VËSHTIRËSI/ 12 vjet më pas, Solskjaer i hap dyert e United ish-shokut të ekipit

Delo.autor

Shpëtim Duro: S’është si ndeshja e Kupës, presioni mbi Flamurtarin

Sadik.Autor

Leave a Comment