Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Mali i Zi ndal Holandën në frymën e fundit, “tulipanët” duhet të presin për kualifikimin

Holanda ka barazuar me Malin e Zi si mysafir me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Holandezët të vetëdijshëm që fitorja do t’i dërgonte në garën e madhe e nisën në sulm.

Portokallinjtë fituan penallti në minutën e 23-të, ndërsa Memphis Depay ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

Në pjesën e parë të dy skuadrat kishin nga një rast, por rezultati nuk ndryshojë.

Me të filluar pjesa e dytë Holanda shënoi edhe njëherë me Depay për 2-0 në minutën e 54-të.

Mali i Zi u kthye në lojë në minutën e 82-të kur shënoi Ilija Vukotic për 2-1.

Po malazezët nuk u ndalën me kaq, pasi barazuan shifrat në minutën e 86-të me Nicola Vujanovic që shënoi për 2-2.

Holanda ka 20 pikë, dy më shumë se Turqia dhe Norvegjia, ndërsa ndeshjet e fundit do të vendosin se kush do të kualifikohet.

Related posts

Kristal Abazaj: E pafalshme mënyra si u mundëm me Partizanin. Në sulm me Gurin? Pse jo…

Q.Autor

KUPA E AFRIKËS/ Surprizon Egjipti, zbret në fushë me formacionin e çuditshëm

Delo.autor

PAS PEZULLIMIT PREJ KORONAVIRUSIT/ NBA i rikthehet normalitetit, sot luhen ndeshjet e para post-Covid

Delo.autor

Leave a Comment