Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Belgjika mposht përmbysje të “ÇMENDUR” Estoninë dhe kaulifikohet në fazën tjetër

Belgjika e ka siguruar sonte kualifikimin në Kupën e Botës.

Belgët e arritën këtë pas fitores 3:1 nga Estonia falë golave të Bentekes, Carrascos dhe Thorgan Hazardit.

Benteke shënoi në minutën e 11-të dhe me rezultatin minimal 1:0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Me të filluar pjesa e dytë Carrasco e dyfishoi epërsinë, ndërsa Estonia dha “shenja jete” në minutën e 70-të kur Sorga ngushtoi rezultatin.

Por, Thorgan Hazard shënoi katër minuta më vonë dhe vulosi fatin e këtij takimi.

Kështu, Belgjika siguron kualifikimin dhe prin në grupin E me 19 pikë, pesë më shumë se Uellsi.

Related posts

PIATEK I “ÇMEND” TË GJITHË/ Arrin atë që s’e kishte bërë asnjë që nga viti 1998

Delo.autor

NJË DËM I PRISH ËNDRRËN/ Por Rei Manaj tërbon serbët

Delo.autor

Brighton-Tottenham, miqtë s’humbasin në transfertë nga dhjetori

Sadik.Autor

Leave a Comment