Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ ANGLISË/ Lajm i mirë për Kumbullën, evitohet më e keqja për mbrojtësin “kuqezi”

Marash Kumbulla mund të marrë frymë i qetë. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, i larguar nga fusha e lojës që në minutat e parë të sfidës ndaj Anglisë, duket se nuk ka një dëmtim që do ta lërë për një kohë shumë të gjatë larg fushave të lojës.

Lojtari është kthyer që dje në Itali, duke mos udhëtuar drejt Shqipërisë, për t’iu nënshtruar kontrollove të hollësishme pas problemeve fizike që kishte në duelin në “Uembli”. Gjatë ditës ai ka kryer teste të hollësishme në kryeqytetin italian dhe sipas mediave italiane, për fat të mirë situata ka rezultuar jo aq shqetësuese.

Raportohet se shqetësimi i Kumbullës është vetëm muskulor dhe do të vlerësohet ditë pas dite, por nuk ka as tërheqje e as këputje, që mund të zgjatnin në mënyrë të theksuar kohën e rikuperimit të mbrojtësit. Kësisoj, mendohet se ai mund të jetë i gatshëm për Romën që nga java e ardhshme.

Related posts

“REJA NUK KA BESIM TEK LOJTARËT E TIJ”/ Rudi Vata: Shqipëria duhej të kishte grumbulluar 9 pikë

Delo.autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shikoni momentin kur Lampard përplaset me Klopp dhe stolin e Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Shtanget Ferrari, Leclerc nuk garon në Çmimin e Madh të Monaco-s (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment