Futboll Premier League Sport

SKANDAL/ Nuk merr fund makthi për mbrojtësin e Machester City, akuzohet për dy përdhunime të tjera

Futbollisti i Mançester Sitit, Benjamin Mendi është akuzuar sot për dy përdhunime të tjera, pasi një femër tjetër doli dhe e akuzoi atë se e kishte sulmuar seksualisht.

Francezi 27 vjeç, tani akuzohet me gjashtë të tilla për përdhunim dhe një akuzë për sulme seksuale në total me viktimat e supozuara që pretendojnë se janë abuzuar në rezidencën e tij.

Shërbimi i Prokurorisë thotë se akuzat kanë të bëjnë me katër gra mbi moshën 16 vjeç, të cilat pretendojnë se janë sulmuar midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

I bashkëakuzuari i Mendi, Luis Saha Maturie, 40 vjeç është akuzuar sot për dy akuza shtesë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual. Kjo do të thotë se ai është gjithashtu i akuzuar për gjashtë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual.

Të dy janë thirrur për t’u paraqitur nesër në Gjykatën e Stokportit. Një gjyq është caktuar për në janar të vitit të ardhshëm, por tani mund të shtyhet nga akuzat e reja.

Mendi, i cili u transferua te kampionët në fuqi në 2017, ka qenë në paraburgim në në Liverpul pasi u akuzua fillimisht për sulme seksuale në gusht.

Mendi u pezullua nga Mançester Siti pasi u akuzua nga policia, në pritje të një hetimi.

Related posts

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ “Shkodranët” nuk dorëzohen për titullin, kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Bayern Munich hidhet në sulm për “yllin” e Juventus-it, RONALDO bën “ligjin”

Isa.Autor

VOLEJBOLL/ Kupa e Shqipërisë: Partizani zhgënjen sërish, fitojnë Erzeni e Farka

Delo.autor

Leave a Comment