Futboll Kategoria Superiore Sport

KURBINASIT KTHEHEN PAS NË KOHË/ Ja para sa vitesh Laçi shënonte 6 herë brenda një ndeshje

Laçi ka bërë disa herë goleadë në Kupë në vitet e fundit, por për gjashtë gola të shënuar në kampionat si dje ndaj Apolonisë, kurbinasit duhet të kthehen gjashtë vite më parë.

Ishte ndeshja e katërt e majit 2014, kur sërish nën drejtimin e Stavri Nicës, kurbinasit shpërthenin me gjashtë gola në Superiore. Përballë ishte Kastrioti i drejtuar nga Nevil Dede. Më herët, në 2019-ën, Laçi ka fituar me pesë gola diference ndaj Teutës, 5-0.

Në vitin 2018, dy fitore me goleada ndaj Naftëtarit, 9-0 dhe 0-5 në Kupën e Shqipërisë. Një tjetër goleadë, edhe më e thellë, 0-12 është regjistruar nga kurbinasit në kupë ndaj Sopotit në 13 shtator 2017 sërish me Nicën në stol.

Related posts

GJYSMËFINALJA E NATIONS LEAGUE/ Angli-Holandë, përballja që përcakton finalistin e dytë

Delo.autor

PARTIZANI/ Të kuqtë ndezin “motorët”, stafi kërkon seriozitet dhe shpejtësi

Isa.Autor

E fundit/ PSG heq dorë nga Donnarumma, Raiola del ‘bllof’ me presionin ndaj Milanit

Q.Autor

Leave a Comment