Futboll Premier League Sport

BEFASI NGA PREMIER LEAGUE/ U kritikua nga disa klube, vjen dorëheqja e papritur për faj të… Newcastle

Presidenti i Premier League, Gary Hoffman, ka dhënë dorëheqjen.

Sipas The Athletic, ky vendim ka ardhur për shkak të presionit të madh të klubeve angleze për lejimin e blerjes së Newcastle nga ana e fondit saudit PIF.

Ky largim i Hoffman vjen pavarësisht se Premier League është gati të përfitojë shifra rekord nga shitja e të drejtave televizive.

Megjithatë, ai është kritikuar nga disa klube për shkak se nuk i ka mbajtur të informuar mbi progresin e negociatave për shitjen e Newcastle.

Disa drejtues kanë thënë se marrëveshja duhej të ishte bllokuar për shkak të situatës së të drejtave njerëzore të regjimit saudit.

Related posts

Buffon dhe Bonuçi vetëm një vit larg, 2 lojtarët mund të luajnë sërish bashkë

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Perisiç “maratonomaku” i Botërorit, zbuloni sa ka vrapuar

Isa.Autor

Akuzuan arbirtimin për humbjen në Europa League, starton “ora e hakmarrjes” për Dritën

Isa.Autor

Leave a Comment