Futboll Sport

NDËRHYRJA E VITIT/ Kualifikueset e Botërorit sollën një kryevepër në ndeshjen Kanada-Kosta Rika (VIDEO)

Hyrja e tifozëve në fushën e lojës për pak sekonda famë ka filluar të bëhet normalitet në vende të ndryshme gjatë ndeshjeve të futbollit. Por një tifoz në Kanada ka qenë me të vërtetë i pafat, pasi është ndeshur me stjuardin e gabuar.

Në videon që është shpërndarë në rrjetet sociale si “ndërhyrja e vitit”, shihet momenti kur një tifoz u fut në fushë gjatë ndeshjes mes Kanadasë dhe Kosta RIkës, të vlefshme për kualifikueset e Botorit të zonës së Amerikës së Veriut dhe Qendrore. Stjuardët në stadiumin e Edmonton u vunë menjëherë në ndjekje të tij  por ai vrapoi drejt portës.

Gjithsesi, nuk ishte i shpejtë sa duhet dhe u arrit nga një prej stjuardëve i cili me një ndërhyrje të jashtëzakonshme e bllokoi dhe e përplasi në tabelat e reklamave, duke e shtrirë më pas në tokë.

Related posts

“MË KËRKOVE SHUMË PARA…”/ Cannavaro “demaskon” Balotellin “live” në Instagram

Delo.autor

Rusi 2018/ Arbitrat e botërorit duhet të kenë një cilësi të veçantë

Sadik.Autor

NGA RIO FERDINAND TEK MAGUIRE/ Njihuni me 15 futbollistët më të shtrenjtë anglezë të të gjitha kohërave

Delo.autor

Leave a Comment