Futboll Sport

FOTOLAJM/ Rivalet bëhen bashkë, yjet e Brazilit udhëtojnë me një avion

Futbollistët e kombëtares së Brazilit të cilët luajnë në Premier Ligë udhëtuan së bashku në një avion pas ndeshjes së fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” kundër Argjentinës.

“Seleçao” që barazoi 0-0 me rivalët të martën, e kishte siguruar kualifikimin në Katar që javën e shkuar me fitoren e ngushtë kundër Kolumbisë. Por pas kësaj ndeshjeje e siguroi biletën edhe Argjentina.

Liverpuli (Alison dhe Fabinjo), Siti (Zhezus dhe Ederson), Junajtid (Fred) dhe Lidsi (Rafinja) u bënë bashkë dhe i kthyen lojtarët e tyre me një avion privat për të mos humbur kohë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Gara e Bahrein në Formula 1 me dyer të mbyllura

Delo.autor

Materazzi: Interi të marrë hak ndaj Juves, s’mund ta humbasë këtë mundësi  

Sadik.Autor

ISHTE VUAJTJA E FUNDIT PËR…/ Ja si e fitoi Manchester Unitedi bastin e madh të janarit

Delo.autor

Leave a Comment