Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA-DINAMO/ Shehi nuk e ka zgjedhur ende skemën, dy dilema për titullarët

Orges Shehi ka vendosur që të luajë për kualifikim. Në mungesë të Xhixhës, trajneri ka vendosur që të aktivizojë më të mirët që ka në dispozicion.

Nga minuta e parë do të jenë Bekaj në portë, në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Behiratçe dhe njëri prej dyshes Ismajlgeci-Përgjoni. Në mesfushë, Toli, Totre e Limaj. Në sulm, me shumë mundësi do të luajë treshja Seferi, Ngo dhe Hoti. Gjithashtu, mundësi kanë Gjumsi dhe Beshiraj.

Gjithashtu, mund të kemi edhe rokadë të vogël për të ruajtur ndonjë prej titullarëve për ditën e hënë. Gjithsesi, duke parë që Kukësi është larg, Tirana do të tentojë përmbysjen e madhe në Kupën e Shqipërisë. Për t’u kualifikuar, i duhen tre gola diferencë, sepse në ndeshjen e parë me Dinamon skuadra bardheblu është mundur me rezultatin 2-0.

Related posts

REAGOJNË “TË KUQTË”/ Pas një gafe në mbrojtje, ylli Salah rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Real Madridi ruan kontaktin me Icardin, ja kur do të ndodhë transferimi

Q.Autor

“LUFTA” PËR TITULLIN PREMIER/ Klopp zbulon: Ndodhi ajo që prisja, do të vendoset gjithçka në…

Delo.autor

Leave a Comment