Gossip Sport

PAS STUHISË, WANDA DHE ICARDI BËN PAQE/ Babai i showgirl-it: Nuk kam marrëdhënie të mirë me të, isha me…

Pas stuhisë, Uanda Nara dhe Mauro Ikardi bënë paqe dhe në rrjetet sociale shfaqen më të dashuruar se kurrë. Pas pushimeve romantike në Dubai, të dy janë rikthyer për të jetuar së bashku në Paris, siç e dëshmojnë edhe fotot më të fundit të postuara në rrjetet sociale.

Pavarësisht se kriza tashmë është e arkivuar, Andres Nara, babai i showgirl-it ka bërë disa zbulime, sidomos duke folur për marrëdhënien e tij me Ikardin. Në programin argjentinas ‘’Los Angeles de la Manana’’, vjehrri i sulmuesit të PSG-së zbuloi se si mësoi për tradhtinë e Ikardit:

‘’Zbulova gjithçka në TV. Me të dashurën time po flisnim për Mauron dhe faktin që pavarësisht se është futbollist dhe reputacionin që ka, ai është një djalë besnik dhe më pas ndodhi kjo. Duket se kemi sjellë fat të keq”, u shpreh me ironi babai i Uandës.

Për martesën e Uandës me Ikardin, babai i argjentinases u shpreh: ‘’Isha i shqetësuar dhe u lëndova nga sjellja e Mauros sepse ai sillej gjithmonë mirë me fëmijët e Maksit. E pranoj që nuk kam vënë bast për marrëdhënien që kur ka nisur, por kam qenë gabim. Unë nuk kam marrëdhënie të mira me Ikardin.

Preferoja Maksi Lopezin sepse ai është babai i djemve dhe doja që ata të ishin të qetë. Jam e lumtur që tani janë mirë. E desha këtë, që ata të jenë bashkë’’, është shprehur Andres Nara.

Related posts

OFERTA E PABESUESHME/ Barcelona ofron 200 MILION paund për SULMUESIN e Premier League

Isa.Autor

NAPOLI-MILAN/ Miqtë shumë shpejt në avantazh, Bonaventura hap serinë e golave (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Inter-it i “dridhen këmbët” ndaj Sassuolo-s, tashmë Champions thuajse i pamundur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment