Futboll Kosova Sport

ANGLI-KOSOVË/ “Dardanët” ka shansin real për t’u kualifikuar në EURO 2020 (FORMACIONET ZYRTARE)

Kosova luan ndeshjen e pestë në grupin A kualifikues për Europianin 2020, në transfertë ndaj Anglisë.

“Dardanët” renditen të dytët në grup me 8 pikë, dhe vijnë nga një formë e jashtëzakonshme, prej 15 ndeshjesh pa humbje. Teksa ka shanse reale për t’u kualifikuar në EURO 2020, ekipi i Bernard Shaland kërkon një tjetër surprizë në grup, këtë herë në fushën e Sauthemptonit, në “Saint Mary’s Stadium”.

tifozet e kosoves

Trajneri Shaland nuk ka bërë ndonjë surprizë në formacion, duke qenë edhe se zgjedhjet janë të pakta prej dëmtimeve të shumta, e kryesisht luajnë ata që fituan edhe ndeshjen ndaj Çekis.

 

20:45 | Angli-Kosovë

 

FORMACIONET

ANGLIA: Pikford, Aleksandër-Arnold, Meguajër, Çiluell, Rajs, Kin, Henderson, Barkli, Sterling, Sanço, Kejn.  Trajner: Garet Sauthgejt.

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Muslija, V.Berisha, Celina, Muriqi.  Trajner: Bernard Shaland.

1233

PANORAMASPORT.AL

Related posts

ITALI-ANGLI/ Sterling para finales së “EURO 2020”: Shikoja nga dritarja e shtëpisë ndërtimin e “Wembley” (FOTO)

Delo.autor

MEDIAT ITALIANE FAJËSOJNË SARRIN/ Muriqi me mendjen tek Mallorca: I lumtur për golin, por…

Delo.autor

“NDAJ SHQIPËRISË ËSHTË GJITHMONË NDESHJE E MADHE”/ Rrahmani: Ja pse nuk po aktivizohem tek Napoli

Delo.autor

Leave a Comment