Futboll Sport

LËSHON NJË DEKLARATË/ Balotelli: Nëse Mancini më thërret në kombëtare, shkoj në këmbë nga Turqia

Italia po kalon një moment jo të mirë pasi ‘’axurrët’’ nuk u kualifikon dot direkt në Botëror, por më parë duhet të kalojnë ‘’play-off’’-in.

Trajneri Roberto Mançini është në dyshime të mëdha, pasi kërkon të ndërtojë një skuadër që do të ishte e aftë të kalonte çdo kundërshtar për një biletë në Katar. Së fundmi, ka dalë në skenë emri i sulmuesit Mario Baloteli. 31-vjeçari aktualisht aktivizohet te skuadra turke e Adana Demirspor dhe në një intervistë në ‘’Twitch’’ për ‘’OcwSport’’ ka bërë një deklaratë të bujshme:

‘’Në qoftë se unë jam i mirë, pse më thërrasin në kombëtare. Do të ishte ëndërr të më thërrisnin në mars, do të shkoja në këmbë nga Turqia. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Mançinin”, ishin fjalët e Balotelit.

Sulmuesi nuk është thirrur që prej 3 vitesh në kombëtare ndërsa për momentin në 13 paraqitje me Adana Demirspor ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë dy asiste në skuadrën e cila stërvitet nga Vincçenzo Montella që lundron në mesin e tabelës së Super Ligës.

Related posts

MOMENTE TENSIONI/ Plas sherri në NBA, yjet e Lakersave përleshen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Derbi i Madonninës, në mbrëmje sfida e 224 Milan-Inter

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Një gol nga hiçi dhe kaos në “Air Albania”, Polonia mposht Shqipërinë dhe merr vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment