Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Buletin lufte te Lazio, shans për Muriqin dhe Strakoshën në formacion

Imobile, Adekanie, Marusiç dhe Laxari, katër nga 9 të padisponueshmit e Lacios në ditën e djeshme kur gjatë mbrëmjes listës iu bashkua edhe Pedro. Në këto kushte trajneri Sarri po përballet me një buletin lufte, ndërkohë që ka vetëm dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Juventusin e programuar për të shtunën në orën 18:00 në “Olimpico” të Romës.

Praktikisht, formacioni për sfidën e radhës do të jetë i diktuar nga mjekët e klubit të cilët po luftojnë me kohën për të rimëkëmbur edhe Pepe Reinën që ka një problem në muskulin e parakrahut. Nëse portieri nuk ia del, në portë do të luajë Thomas Strakosha, i cili është paraqitur në klub pas dy ndeshjeve titullar me Shqipërinë. Pavarësisht pesë golave të anglezëve, portieri nuk mban pesha specifike faji, ndërkohë që ndaj Andorrës nuk u ndëshkua.

Forma e tij duket e mirë dhe Sarri mund t’i besojë pa frikë. Diskutim i ngjashëm vjen për Muriqin. Sulmuesi duhet të mbajë i vetëm peshën e sulmit, pasi Imboile ka një problem në pulpë, ndërkohë që edhe Pedro ka shqetësime muskulore që kompromentojnë grumbullimin e tij për sfidën e fundjavës.

Related posts

I SKADON KONTRATA ME NAPOLIN/ Sulmuesi belg pret të blehet nga gjiganti i Serie A…

Delo.autor

ARDHJA E BUJSHME/ Milinkovic-Savic dhe më shumë, zbardhet plani i Marotta tek Interi

Isa.Autor

MERRET VENDIMI PËR PROTESTAT/ “El Clasio” shtyhet sërish për një datë tjetër, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

Leave a Comment