Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Osasuna në “Camp Nou”. Rezultati 1-2

Starton sfida Barcelonës dhe Osasunas. Ekipi i Setien duhet të fitojë me patjetër përndryshe titulli kampion shkon automatikisht në Bernabeu. Numri një i stolit ka publikuar formacionin titullar dhe ka disa ndryshime.

Semedo e nis si titullar, ashtu si Sergio Roberto. Rakitic ka fituar një vend në formacion, ndërsa ka vend dhe për sulmuesin Braithwaite. Suarez do ta nisë nga stoli duke i bërë vend rivalit të tij.

Katalanasit do të aktivizojnë nga minuta e parë dhe Junior, Puig dhe Ansu Fatin. Një formacion me emra të rinj që do të udhëhiqet nga kapiteni Lionel Messi. Ky i fundit ka patur pakënaqësitë e tij me klubin.

 

LIVE/ Barcelona – Osasuna 1-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+4/ Osasuna kalon në avantazh me golin e shënuar nga Roberto Torres.

MINUTA 62/ Barcelona barazon shifrat me golin e shënuar nga Messi.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 16/ Osasuna kalon në avantazh me golin e shënuar nga Arnaiz Diaz Jose Manuel.

MINUTA 1/ Starton sfida

Related posts

Rikthehet De Biazi, jep mësime jete: Nëse nuk flet zhdukesh si trajner

Isa.Autor

DEKLARATA BEFASUESE/ Hamsik: Ne e humbëm TITULLIN në AVION, filluam të…

Isa.Autor

RONALDO STËRVITET NË PORTUGALI/ Vendos bastin e pabesueshëm me portierin e ri

Delo.autor

Leave a Comment