Futboll

Dopeita e Dybala dërgon Juve-n në krye

Juventus nuk njeh lodhje. Pak ditë pas kualifikimit të suksesshëm në Wembley të Londrës, skuadra e Max Allegri-t ka mposhtur 2-0 Udinesen në Allianz Stadium. Një pasdite e këndshme për Bardhezinjtë megjithëse gjatë gjithë kohës ka rënë një shi i imët në Torino.

 Vendasit dukeshin të sigurt dhe me vendosmëri kanë marrë një tjetër fitore në Serie A dhe tani kryesojnë renditjen me po aq ndeshje sa Napoli që gjithsesi luan sot në mbrëmje në San Siro ndaj Inter-it. Nuk duhej shumë për Juventus të zhbllokonte rezultatin me Dybala-n në minutën e 20’ me një supergol nga goditja standarde.

Pas tij, pak minuta përpara se të përfundonte pjesa e parë Higuain kishte mundësinë më të mirë për të dyfishuar rezultatin por sulmuesi argjentinas ka humbur një tjetër penallti. E pafalshme për Higuain, por Dybala është në një superformë dhe pas pushimit shënon dopietën e tij.

 Dy gola të rëndësishëm për argjentinasin, dhe Juve-s i mbetet vetëm të ruajë rezultatin, diçka që di ta bëjë shumë mirë ndaj skuadrave inferiore si Udinese, që asnjëherë nuk u tregua e rrezikshme në zonën vendase.

Related posts

DEBUTOI ME EKIPIN E PARË 14 VJEÇ/ Barcelona zbulon pasardhësin e “Pleshtit” në Amerikë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ KAOS në Itali, tifozët e JUVENTUSIT futen në FUSHË për të…(VIDEO)

Isa.Autor

“SKANON” DEBATET E VËSHTIRA ME TRAJNERIN CONTE/ Marotta: Janë pjesë e lojës…

Delo.autor

Leave a Comment