Futboll Sport

Mbledhje emergjente në FSHF, Panucci rikthehet në Shqipëri për të monitoruar futbollistët e Superligës

Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua një mbledhje e parashikuar nga trajneri Christian Panucci dhe trajnerët e moshave. Në ambientet e FSHF-së, numri një i stolit të kombëtares kishte thirrur në takim të gjithë trajnerët e moshave. Takimi u mbajt rreth orës 13:00 në zyrat e Federatës tonë.

Të pranishëm në mbledhje ishte tekniku i Shqipërisë, Christian Panucci, i cili kishte kërkuar këtë takim. Në krah të tij qëndronin dhe trajneri i Kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani dhe tekniku i asaj U-17, Xhemal Mustedanagic. Në këtë takim merrnin pjesë dhe përfaqësues rajonal të këtyre grupmoshave. Në kushte të tilla, Panucci dhe teknikët e tjerë diskutuan për të ardhmen e grupmoshave të ekipit të Shqipërisë.

Moshat kanë bërë mirë, pasi kanë nxjerrë goxha elementë duke filluar nga ekipi i Shpresave që në takimin e fundit kundër Norvegjisë, të humbur me rezultatin 0-1, në stadiumin “Elbasan Arena”, u përfaqësua nga Ylber Ramadani, Kristal Abazaj dhe Keidi Bare. Të gjithë u morën nga ekipi i teknikut Bushi.

Numri një i stolit kërkon që të vijohet puna e mirë dhe ekipi i parë i Shqipërisë të marrë nga moshat e Kombëtares. Së fundmi, ekipi U-16 pati rezultate mjaft të mira nën drejtimin e trajnerit Mustedanagic. Ky i fundit mori rezultate mjaft të mira dhe fitoi dhe turneun duke lënë pas dhe ekipin e Italisë. Shqipëria po fokusohet te talentet me origjinë shqiptare, por nuk anashkalon as ata kosovarë, pavarësisht përplasjeve të tyre.

Mbledhja përfundoi rreth orës 14:00, aty ku dhe trajnerët u panë duke lënë të gjithë bashkë Federatën Shqiptare të Futbollit. Shqipëria do të luajë miqësore me Ukrainën më 2 qershor. Panucci po mendon dhe për lojtarët që do të grumbullojë, madje emri më i përfolur është ai i sulmuesit të Kukësit, Sindrit Guri.

Related posts

ZGJEDH GOLAT E KARRIERËS/ Aguero: Më të bukurin e kam shënuar 17 vjeç

Delo.autor

ÇIFTI PERFEKT/ Jessica Melena “e pangopur” me Ciro Immobilen: Edhe pak…(FOTO)

Isa.Autor

PAS ELEMINIMIT NË EUROPA LEAGUE/ Gattuso: Në aspektin e cilësisë luajtëm një ndeshje mediokre, mendoj se…

Isa.Autor

Leave a Comment