Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Jo vetëm Inter, sheiku i Newcastle interesohet dhe për klubin e njohur italian

Sheikët e ri të Njukasëllit, nuk kanë synim blerjen vetëm të Interit, por tani më kanë hyrë në garë edhe për blerjen e aksioneve të Fiorentinës.

Këtë lajm e ka publikuar fillimisht eksperti i merkatos i cili është dhe njëkohësisht gazetar sportiv, Alfredo Pedula i cili ka deklaruar se fondi “PIF” nga Arabia Saudite që ka mazhorancën e aksioneve të Njukasëllit është e interesuar për klubin vjollcë duke bërë kështu blerjen e dytë të një skuadre në Europë, pas bardhezinjve në Premier Ligë.

Fondi “PIF”, i drejtuar nga Princi i Kurorës Saudite, Mohamad Bin Salman, ka bërë shumë bujë javët e fundit.

“PIF” quhet Fondi i Investimeve Publike dhe ka asete me vlerë 430 miliardë dollarë, duke përfshirë pronat kryesore në marka të ndryshme, nga Pinterest tek Starbucks tek Uber, ka disa kompani që shohin gjithashtu mbështetjen e saj.

Related posts

HUMBI DUELIN E PARË ÇEREKFINALE CHAMPIONS/ Lojtari i Cityt befason: Ne jemi më të fortë sepse nuk kemi…

Delo.autor

ANCELOTTI E NIS ME KËMBËN E MBARË/ Kishim pak tension, Milik si Shevçenko

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ISLANDËS/ Edy Reja merr lajmin e keq, dëmtohet ylli i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment