Futboll La Liga Sport

BARE SFIDON BARCELONËN/ Xavi: Ndeshja ndaj Espanyol? E vështirë, ja çfarë më ka surprizuar më shumë

Barcelona do të presë në shtëpi Espanjolin, ku do të kërkojë fitoren oër të mos u larguar me zonën europiane. Në vigjilje të kësaj sfide ka folur dhe trajneri i katalanasve, Çavi Hernandez, i cili foli për tema të ndryshme rreth gjendjes së skuadrës.

Ndeshja me Espanjolin
“Janë një skuadër e mirë, kanë një organizim të fortë në mbrojtje dhe në sulm. Ata kanë patur kohë për tu përgatitur për këtë ndeshje. Do të jetë e vështirë”.

Mund të luftojnë për titujt?
“Objektivi është fitorja. Nuk jemi në pozicionin më të mirë. Barça duhet të luftojë për tituj, por do të shohim sa larg mund të shkojmë”, u shpreh spanjolli.

Çfarë të ka surprizuar?
“Më ka surprizuar talenti i lojtarëve të skuadrës. Ka ritëm, dëshirë dhe vullnet për të punuar. Të gjithë janë pozitivë dhe të emocionuar. I kemi lodhur pak këto ditë, por është e nevojshme”.

Debutimi juaj si trajner
“Jam shumë i qetë, por në të njëjtën kohë dhe i emocionuar. Jam në shtëpinë time. Më e vështirë është të jesh futbollist dhe t’i bësh gjërat në fushën e lojës”.

Dani Alvesh
“Ai do të na japë një shtysë të madhe. Alvesh ka karakter dhe mentalitet fituesi. Ai është në formë të mirë fizike. Është një ndër lojtarët më të mirë që kam parë në karrierën time. Më vjen keq që nuk luan dot deri në janar”.

Fitore apo lojë e bukur?

“Janë shumë gjëra. Do të përpiqemi që të luajmë mirë. Mendojmë se është më e lehtë që të arrish fitoren duke luajtur kështu. Jemi në emergjencë sepse ndodhemi të nëntët”.

Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e nëntë në kampionat me 17 pikë, po aq sa Espanjoli.

Related posts

APLIKACIONI QË PO BËN NAMIN/ Shikoni cili është klubi italian më i ndjekur në “Tik Tok” (FOTO)

Delo.autor

RIKTHIMI NË FUSHË ME REALIN/ Mbrojtësi: Emocion i veçantë, kemi grup të mrekulleshëm

F.autor

POLEMIKAT PËR NJË KALIM TEK JUVENTUS/ Mesfushori i Real Madrid urdhëron babanë të…

Delo.autor

Leave a Comment