Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-KASTRIOTI/ Momente tensioni në “Loro Boriçi”, protagonist bëhet Ndreu me Brdariç (VIDEO)

Kastrioti nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat nisur kjo nga forma e keqe e treguar në javët e para.

Në sfidën ndaj Vllaznisë, krutanët e panë vetën në disavantazh të dy golave duke humbur krejtësisht toruan. Por përveç lojtarëve në fushë, dhe tekniku Ramazan Ndreu u duk mjaft i irrituar në bankinën e tij.

Në një moment, Tomas Brdariç niset drejt Ndreut për të marrë një top, por trajneri i krutanëve dukej mjaft i nxehur dhe goditi topin në anën tjetër të bankinës.

Ky moment shkaktoi mjaft ovacione e vërshëllima në “Loro Boriçi”, por trajneri Tomas Brdariç që ishte protagonist e mori me sportivitet episodin duke qeshur.

Related posts

LARGOI RICARDO RODRIGUEZ/ Milan gjen pasuesin në kampionatin turk tek klubi…

Delo.autor

NBA/ Phoenix-Milwaukee, finalja surprizë dhe pa favoritë

Delo.autor

Zyrtare, Juventus ka një kapiten të ri

Sadik.Autor

Leave a Comment