Futboll Seria A Sport

Një miliarder amerikan mund të shpëtojë Milanin

Janë ditë të nxehta për Milanin, jo vetëm sepse vera ka nisur, por sepse duhen arritur shpejt disa siguri financiare që do të bëjnë të mundur mbledhjen e 32 milionë eurove brenda orës 17:00 të ditës së premte.

Kinezi Li po kërkon një aksioner të ri dhe për këtë kishte udhëtuar gjatë ditës në Londër për të kryer disa takime. E siç raportojnë mediet italiane, duket se e ka gjetur. Zgjidhja e parë për Milanin është sponsorizuar nga banka amerikane Goldman Sachs, e cila mbështet familjen Ricketts për të hyrë në botën e futbollit italian.

Më sakt bëhet fjalë për Thomas Ricketts, administrator i deleguiar i Bankës së Investimeve të Chicago Incapital Llc dhe pronar i Chicago Cubs, klubi të bejzbollit që luan në MLB amerikane, të cilën e ka blerë në vitin 2009 për 875 milionë dollarë dhe e ka çuar në fitimin e titullit kampion në vitin 2016.

Ai është shprehur i interesuar për t’u bërë pjesë e Milanit dhe shifrat ekonomike janë tepër inkurajuese për klubin kuqezi. Vitin 2017 e ka mbyllur me një bilanc pozitiv prej 3,7 miliardë dollar dhe një fitim para taksave prej 1,4 miliardë dollarësh.

Sipas Forbes ai hyn në listën e miliarderëve pasi vlen 2,4 miliardë dollarë, ndërsa babi i tij ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Presidentit amerikan Donald Trump

Related posts

I DEL KUNDËR MJEKUT TË BELGJIKËS/ Zidane: Hazard nuk vuan në aspektin psikologjik, por…

Delo.autor

SA HERË NË MUAJ BËN SEKS ME SHAKIRËN? Pique nxehet dhe i kthehet keq: Vlejnë edhe ato…

Delo.autor

OSASUNA-BARCELONA/ Ylli i “Katalansave” shënon me një “perlë”, ja goli i avntazhit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment