Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL-ARSENAL/ Plas sherri mes Klopp dhe Arteta, vetëm stafi eviton kacafytjen mes dy trajnerëve (VIDEO)

Ndeshja e sotme mes Liverpulit dhe Arsenalit ka një rëndësi shumë të veçante për ecurinë e të dy skuadrave në kampionat dhe tensioni i kësaj përballje ndjehej edhe në pankina. Kjo u pa mirë pas 30 minutash lojë kur shpërtheu një sherr i mirëfilltë mes trajnerëve Jurgen Klop dhe Mikel Arteta.

Pas një dueli ajror, Arteta kërkoi ndëshkimin e Mane, e kjo solli reagimin e Klop, mes të dyve nisi një polemikë në distancë e më pas spanjolli iu vërsul gjermanit.

U desh ndërhyrja e pjesëtarëve të stafit të dy skuadrave për të shmangur kacafytjen pasi të dy trajnerët nuk u kursyen në të shara ndaj njëri-tjetrit. Gjyqtari Majkëll Oliver pa me qetësi gjithccka dhe vetëm pasi situata u normalizua, u tregoi të dy trajnerëve kartonin e verdhë dhe i paralajmëroi se do t’i përjashtonte nga sfida nëse vazhdonin me shfaqje të tilla.

Related posts

ÇFARË PO MENDONTE VALLË? Sulmuesin e Serisë A e tradhton mimika pranë zëdhënëses seksi të klubit

Delo.autor

FLET PËR TË ARDHEMN E NEYMAR/ Trajneri Tuchel shprehet: Është situatë e vështirë për…

Delo.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Sherr për Lionel Mesin, burri ndahet nga gruaja

Isa.Autor

Leave a Comment