Futboll Seria A Sport

ÇFARË PO MENDONTE VALLË? Sulmuesin e Serisë A e tradhton mimika pranë zëdhënëses seksi të klubit

Arthur Kabral i është bashkuar në merkaton e janarit klubit të Fiorentinës si pasardhësi i Dushan Vlahoviç i cili u largua drejt Juventusit. Por në pritje që të bëhet i famshëm në Serinë A me golat e tij, sulmuesi brazilian është bërë i famshëm me sjelljet gjatë konferencës për shtyp të një dite më parë të klubit vjollcë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e sulmuesit teksa admiron zëdhënësen bukuroshe të shtypit të klubit të Fiorentinës që ishte ulur pranë tij, me një mimikë fytyre që lë pak vend për interpretim.

Video është kthyer në virale, duke e bërë menjëherë sulmuesin e ri të skuadrës së qytetit të Firences një emër të njohur… për arsyet e gabuara.

VIDEO

Related posts

SUPER NDESHJA LIVERPOOL-BARCELONA/ Zbulohen formacionet për duelin vendimtar, ja vendimi për Shaqirin

Delo.autor

Vjen largimi i parë nga Teuta, lojtari lihet i lirë nga klubi durrsak

Sadik.Autor

“KRITIKA ËSHTË VITAMINA JONË”/ Kessie gati për trofe me “kuqezinjtë”: Titulli nuk mund të jetë tabu për Milan-in sepse…

Delo.autor

Leave a Comment