Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Liverpool mposht me “POKER” Arsenal në “Anfield” dhe ngjitet në vendin e dytë

4-0. Ky ka qenë rezultati i Liverpool-Arsenal, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Premier League.

Tjetër leksion futbolli për Topçinjtë në Anfield, me Liverpool që ka shënuar 101 gola në total kundër londinezëve në Premier League; vetëm kundër Newcastle (105) ka shënuar më shumë.

Sfida ka qenë e ekuilibruar dhe e luftuar në pjesën e parë, e mbyllur në avantazh nga vendasit falë golit të Mane në minutën 39-të. Gol që ka ardhur pak minuta pas një përplasje të ashpër mes Arteta-s dhe Klopp buzë fushës.

Në pjesën e dytë, në fushë ka patur vetëm një skuadër.

Jota ka dyfishuar avantazhin në minutën e 52-të pas një dhurate nga Tavares, Salah ka realizuar të tretin në të 74-ën dhe Minamino, i sapo futur në fushën e lojës, ka kompletuar “pokerin” në të 77-ën.

Kjo fitore e ngjit skuadrën e Klopp në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Arsenal, që nuk humbte në kampionat prej tetë ndeshjesh (6 fitore, 2 barazime), mbetet në vendin e pestë me 20 pikë.

Related posts

Neymar ‘tradhton’ PSG, transferohet në Premier league?

Sadik.Autor

Tifozët fyejnë Moratan, ai reagon në mënyrë të turpshme (VIDEO)

Q.Autor

FSHF zyrtarizon datën, ja kur do të luhet finalja e KUPËS së SHQIPËRISË

Sadik.Autor

Leave a Comment