Futboll Seria A Sport

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Milan pëson humbjen e parë në kampionat nga Fiorentina dhe mban vendin e dytë

Ka ardhur humbja e parë për Milan-in në kampionatin italian.

Kuqezinjtë janë mundur 4-3 në fushën e Fiorentina-s, në javën e 13-të të Serisë A.

Sfida e luajtur në Artemio Franchi ka qenë një reklamë për futbollin italian.

Vendasit kanë siguruar një avantazh të trefishtë në 60 minutat e para të ndeshjes falë golave të Duncan (15′), Saponara (45+1′) dhe Vlahovic (60′), por më pas është zgjuar Djallit.

Zlatan Ibrahimovic ka rihapur takimin me dy gola në harkun e pesë minutave (62′, 67′).

Milan është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Dusan Vlahovic ka shuar shpresat e miqve në të 86-ën pas një gabimi të Theo Hernandez në mbrojtje.

Në fundin e ndeshjes, ka ardhur autogoli i Venuti-t që ka fiksuar shifrat në 4-3.

Related posts

MILIONA DHE PRESTIGJ/ Derbi i kryeqytetit vjen ndryshe, titulli kalon nga “Air Albania”

F.autor

PREKËSE/ MIKU-RIVAL tërhiqet nga loja mes LOTËVE, tenisti e përqafon: Një ditë do jemi në… (VIDEO)

Isa.Autor

Tronditen tifozët e Real Madridit, Zidane e tregon hapur se…

Q.Autor

Leave a Comment