Futboll Seria A Sport

Derbi i Italisë, Juventusi luan titullin, Interi për Championsin, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për atë që pritet të jetë ndeshja e sezonit në Serie mes Interit dhe Juventusit, duke qenë se rezultati i saj do të vendosë shumëçka në garë për titull dhe luftë për Ligën e Kampionëve.

Interi do të jetë nikoqir i Juventusit në “Giuseppe Meazza” në ndeshjen e xhiros së 35-të të kampionatit elitar italian, që nis sonte në orën 20:45.

Të dy skuadrave i duhet fitorja me patjetër, për shkak se lëshimi i pikëve do të thoshte shumë për të dy në përpjekjet e “Zonjës së vjetër” për ta mbrojtur titullin e kampionit dhe në ato të “Zikaltërve” për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Juventus është lider me vetëm një pikë më shumë se përcjellësi i parë, Napoli dhe humbja eventuale ndaj Interit do t’ia rrezikonte seriozisht mbrojtjen e titullit.

Ndërsa, edhe Interit i duhet fitorja për ta mbajtur hapin me Romën dhe Lazion, të cilat gjendet në pozitat 3 dhe 4 respektivisht, me nga një pikë më shumë, në mënyrë që të vazhdojë të shpresojë për një rikthim në garën më të madhe evropiane për klube.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Inter: Handanovic; Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio; Vecino, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi

Inter në stol: Padelli, Berni, Lisandro Lopez, Ranocchia, Karamoh, Borja Valero, Santon, Eder, Dalbert, Pinamonti

Juventus: Buffon; Cuadrado, Barzagli, Rugani, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Mandzukic

Juventus në stol: Pinsoglio, Szczesny, Benatia, Marchisio, Dybala, Howedes, Asamoah, Lichtsteiner, Bentancur, Bernardeschi

Related posts

ZYRTARE/ Ish-lojtari i United merr frenat e Kombëtares së njohur

F.autor

Nis pjesa e dytë, Spanja “e dënuar” për të fituar

Sadik.Autor

TOTTENHAM-INTER/ Kombinim perfekt, blerja e verës së Zikaktërve” barazon shifrat. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment