Sport Të tjera

TENIS/ Zverev “kampion” i vitit, mposht Medvedev dhe triumfon në “ATP Finals”

Tenisti gjerman Alexander Zverev, numri 3 në botë, fitoi mbrëmjen e sotme turneun ATP Finals”, event që u zhvillua për një javë në Torino (Itali). Në finale, ai mposhti 2-0 (6-4, 6-4) rusin Daniil Medvedev, numrin dy në botë për meshkuj.

Kjo është hera e parë për tenistin gjerman që fiton këtë turne, duke bërë një paraqitje të mirë. Një ditë më parë, në gjysmëfinale, ai mposhti 2-1 në gjysmëfinale serbin Novak Djokovic, numrin 1 në botë. Pra, brenda 24 orësh, ai mposhti dy tenistët më të mirë në botë.

Për tenistin gjerman, fitorja e sotme ndaj Medvedev është një hakmarrje për humbjen që pësoi në fazën e grupeve. Ky ishte turneu i fundit i këtij viti, ku merrnin pjesë 8 tenistët më të mirë në botë, ndërkohë që kanë mbetur për t’u luajtur vetëm takimet e Kupës Davis.

Related posts

KOVAC OPTIMIST: Nuk e mendoj humbjen ndaj Dortmundit, kthehemi në rrugën e suksesit

Isa.Autor

Napoli në merkato/ Carlo Ançelotti merr ish-lojtarin e Real Madrid

Isa.Autor

DUHET TË BINDI GASPERININ/ Gjimshiti në rrezik, tek Atalanta duan mbrojtës

Isa.Autor

Leave a Comment