Futboll Seria A Sport

SPALLETTI MERR LAJMIN E KEQ/ Përplasja e rëndë me Skriniar, ylli i Napolit përfundon në spital

Napoli ka humbur pikët përballë Interit dhe me sa duket jo vetëm ato. Skuadra e Spaletit duket se do të ketë probleme në javët në vijim pasi do t’i mungojë një nga yjet e saj, sulmuesi nigerian Viktor Osimhen.

Ky i fundit ka qenë në formë të shkëlqyer në këtë sezon, duke tundur rrjetën me vazhdimësi dhe duke shërbyer gjithashtu për shokët e skuadrës. Por sot ai ishte i pafat, teksa në minutën e 55 të sfidës, në një duel ajror me Skrinjar, të dy u përplasen kokë më kokë.

Sulmuesi i Napolit e pësoi më rëndë, pasi mori goditjen në vetull, me një ënjtje të dukshme që iu krijua menjëherë. Ai mori ndihmën e mjekëve por nuk mund të vazhdonte më, ndaj u zëvendësua nga trajneri Spaleti.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Osimhen është dërguar menjëherë në spitalin “San Rafaele” të Milanos për vizita të hollësishme, pasi Spaleti konfirmoi se ënjtja ishte rritur e kështu duhej një kontroll për të kuptuar më mirë situatën e tij.

Related posts

SOLARI ME DHIMBJE KOKE/ Fitore si e PIRROS: REALI humbet dy titullarë të dëmtuar

Isa.Autor

Kessie: Dua të arrij vetëm sa gjysma e asaj që ka arritur Gattuso

Q.Autor

NJË JAVË E TMERRSHME PËR GJYQTARËT/ Gafa në katër ndeshje, arbitrat ndikojnë në rezultat. Mungojnë…

Delo.autor

Leave a Comment