Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Kërkohet ringritja tek “Bardheblutë”, mision titull nis nga Korça

Eliminimi në Kupë pati një efekt të madh domino tek Tirana, një eliminim që u pasua edhe me humbjen e parë kampionat. Kukësi i dha shpresë vetes dhe të gjithë rivalëve, vërtetoi se bardheblutë nuk janë të pathyeshëm duke mbajtur të hapur garën për titull. Tani presioni kalon tek ekipi kryeqytetas, Tirana duhet me çdo kusht të reagojë për të vërtetuar se ajo humbje ishte thjeshtë një mbrëmje jo, një mbrëmje me shi siç do shprehej Shehi.

Shehi

Kalendari, në letër i vjen në ndihmë, teksa këtë fundjavë udhëtojnë në transfertë përballë Skënderbeut, ekipi i parafundit në tabelën e klasifikimit. Kryeqytetasit kanë fituar sfidën e parë ndërmjet tyre me rezultatin e thellë 4-2, por gjithçka u vendos pas daljes me karton të Zguros, në ndeshjen e parë të sezonit, por logjika në këtë kampionat nuk qëndron shumë. Dy javë më parë, Skënderbeu mposhti Kukësin në lojë dhe rezultat, në këto kushte është e vështirë të flasësh për favoritë.

Beihrace

Tirana nuk udhëton në këtë transfertë në kushtet optimale pasi dy titullarë shqetësojnë jo pak. Përveç Xhixhës, në dyshim është edhe prezenca e Behiratçe.

Related posts

SHKËLQEJNË YJET KUQEZI/ Muçi-Çelhaga show në Poloni, buzëqesh Sylvinho

F.autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, thatësirë golash në pjesë e parë

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Kluivert e bën Romën të ëndërrojë, ai vetë dëshiron një…

Isa.Autor

Leave a Comment