Futboll La Liga Sport

E FUNDIT/ Ylli i Atletico Madrid dënohet nga bastet. Super skualifikim dhe gjobë

Bastet e futbollit godasin Premier League. Kieran Trippier, ish mbrojtës i Tottenham dhe Burnley, tani te Atletico Madrid, u ndalua për 10 javë dhe gjobitet me 78,000 eur0 për dyshimin e përfshirë në një rast bastesh sportive.

Lojtari u vu nën hetim majin e kaluar për sjellje të keqe nën dyshimin e shkeljes së rregullave të basteve për transferimin e tij nga Tottenham te Atletico Madrid në korrik 2019.

Dënimi, i shpallur nga FA përmes një deklarate zyrtare, përfshin të gjithë aktivitetin e futbollit dhe është efektiv duke filluar nga sot, pas një kërkese nga FIFA.

Kieran Trippier

Prandaj, anglezi nuk mund të thirret nga Simeone për të gjitha ndeshjet që do të luhen në 70 ditët e ardhshme.

Ai do të humbasë 12 ndeshje të La Liga, duke përfshirë edhe ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve ndaj Chelsea në 23 shkurt.

Sidoqoftë, ai do të jetë në dispozicion për derbin e Madridit në 7 Mars.

Ndalimi i tij lidhet me rregullin E8 (1) (b), i cili thotë: “Kur një pjesëmarrës i siguron ndonjë personi tjetër çdo informacion në lidhje me futbollin që pjesëmarrësi ka marrë për shkak të pozitës së tij ose të saj brenda lojës dhe që nuk është publikisht në dispozicion në atë kohë, pjesëmarrësi do të shkelë këtë rregull kur ndonjë nga ato informacione përdoret nga ai person tjetër për bast, ose në lidhje me të”.

Related posts

ANALIZON SHQIPËRINË BOTËRORIN 2022/ Bogdani: Reja brenda objektivave, ja çfarë duhet të përmirësojë Kombëtarja

Delo.autor

HIJA E CONTES/ Deklarata e parë sezonale, GATTUSO sqaron tifozët kuqezinj

Isa.Autor

SUPERIORE/ Zbulohen arbitrat në javën e fundit, ja kush i gjykon ndeshjet për titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment