Futboll Premier League Sport

“SUPER LEAGUE KA VDEKUR”/ Legjenda Figo: Kritikat ndaj Ronaldos janë marrëzi, është më i miri

Luis Figo nuk i kupton kritikat ndaj Cristiano Ronaldos: “Ato janë marrëzi, Ronaldo është më i miri. Futbolli është rezultat dhe Manchester United nuk po i përmbush pritshmëritë. Cristiano është një nga më të mirët e ekipit të tij për sa i përket performancës, kështu që nuk i kuptoj ato kritika”.

Ikona e futbollit portugez aktualisht punon për UEFA-n dhe si i tillë është një zë i autorizuar për të folur për Superligën dhe projekte të tjera: “Ata po përpiqen t’i nxjerrin të vdekurit nga varri. Liga e Kampionëve ka shumë vite histori dhe është logjike që ajo të përmirësohet me ndryshimin e shoqërisë dhe vetë futbollit.

Ato skuadra themeluese më kanë befasuar, sepse ishin në shoqatën e klubeve, si dhe bashkëpunonin për formatin e ri të Champions-it. Pra, donin të krijonin një kompeticion të ri. UEFA nuk është kundër ekipit A, B ose C…

Ishin ato skuadra që morën vendimin për të kërkuar një kompeticion tjetër. Përfitonin 20 skuadra dhe ishte logjike që në këtë rast të tjerët të reagonin. Nuk është vetëm UEFA, e gjithë bota e futbollit është kundër Superligës. Ky projekt ka vdekur

Related posts

PARATICI NUK E HARRON DOT POGBA/ Juventus në sulm për mesfushorin francez, ja oferta e “galopante”

Delo.autor

Augsburg-Bayern, bavarezët duan titullin e gjashtë radhazi

Sadik.Autor

SKANDALI FINACIAR/ Man City reagon: Akuzat ndaj nesh, duan të na njollosin!

Isa.Autor

Leave a Comment