Futboll Shqipëri Sport

PAS HUMBJES NDAJ LUFTËTARIT/ Trajneri Gega: Nuk pati përqendrim të duhur, shpresojmë të…

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega foli pas humbjes në Kupë ndaj Luftëtarit ku u shpreh:

“Hap fals. Megjithatë në Kupë janë 2 ndeshje. Ka mbaruar vetëm pjesa e parë. Shpresoj që atë që bëri Luftëtari ta bëjmë ne në Gjirokastër.

Kupa objektiv i Partizanit?

Lojtarit kanë kohë që luajnë bashkë. Edhe ata të stolit janë me vlera. Duhet të nxjerrim mësim nga kjo ndeshje e humbur.

Patë vlerësim maksimal në fushë?

Mendoj që edhe nga lojtarët ishte e vlerësuar. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen më parë. Gabuam 2 herë dhe u ndëshkuam. Vlerësoj çdo ndeshje, edhe miqësore. Pjesa tjetër që është në stol, ka arsye. Do vazhdojmë kështu siç jemi. Nuk do ndryshojmë sepse humbëm një ndeshje në Kupë.

Je i kënaqur me anën psikologjike të skuadrës?

Ishim të përgjumur. Nuk pati përqendrim të duhur. Nuk duhet të kishim panik dhe të ishim të përgjumur. Shpresojmë të korrigjohemi dhe mos dorëzohemi. Asgjë nuk është mbyllur, do luajmë në Gjirokastër,.

Sa shanse ka Partizani, a është ky momenti më i vështirë i skuadrës?

Ne kemi pasur dhe humbje në kampionat, kemi ditur të reagojmë. Nuk jemi pesimist. Kemi dhe një ndeshje tjetër. Ekipi reagoi shumë mirë në fushë. Bëmë shumë presion. Luftëtari luajti në mesin e fushës. Ligji i futbollit kështu është. Gjithsesi gabuam, është diçka që duhet korrigjuar. Kemi aq shanse sa kishte Luftëtari para se të fillonte loja.

Do mundohemi që gjërat pozitive ti shtyjmë më lart dhe gjërat negative ti korrigjojmë. Nuk do jetë ndeshja me Teutën si kjo sot. Besoj se e kishim vlerësuar pavarësisht se u përgjumëm dhe u ndëshkuam. Nuk bëj dot parashikime.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja çfarë kërkojnë serbët nga FIFA për Xhakën e Shaqirin

Isa.Autor

PENALLTIA E PRITUR DHE “MBUROJË” 90 MINUTA/ Ja si vlerësohet Etrit Berisha për paraqitjen kundër ekipit të Berlusconit

Delo.autor

UEFA “ASISIT” RONALDOS/ Ndeshjet e kthimit të Champions League mund të luhen në Portugali

Delo.autor

Leave a Comment