Futboll

FUTBOLL/ Ermir Lenjani, gol në fitoren 7-2 të Sionit ndaj Thunit

Ermir Lenjani gjen golin e dytë me fanellën e Sionit, skuadër ku u transferua verën e kaluar pas eksperiencës aspak pozitive në Francë. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare realizoi golin katërt në fitoren e thellë 7-2 ndaj Thunit të vendit të fundit. Në fakt, në këtë sukses me goleadë vuri firmën një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, që shënoi të pestin. Ky trepikësh ishte shumë i rëndësishëm për Sionin, që zhvendosi në vendin e fundit, por me të njëjtën kuotë pikësh, 24, Thunin.

Ermir Lenjani po luan në vazhdimësi te radhët e Sionit dhe ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin e kuqezinjve, Christian Panucci, që do të ketë një alternativë të besueshme më shumë në krahun e majtë.

Related posts

Miqësorja me Norvegjinë, ja formacioni i Kombëtares së Panuccit

Q.Autor

COPPA DEL REY/ Barcelona zgjohet dhe në 4 minuta shmang turpin me 2 gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

TIFOZË TË SHUMTË KANË BËRË ANKESA/ UEFA frenon abuzimet me çmimet e biletave

Delo.autor

Leave a Comment