Sport Të tjera

RIHAPET ÇËSHTJA E “PIRATIT”/ Prokuroria italiane nis për të tretën herë hetimet për vdekjen e Pantani

Për të tretën herë prokuroria italiane ka rihapur çështjen gjyqësore të ish-çiklistit Marco Pantani, i gjetur i vdekur më 14 shkurt 2004, në një hotel në Rimini. Bëhet fjalë për një dosje ku do të hetohet për vrasje, ku autori është ende i panjohur.

Kjo dosje ishte mbyllur për herë të dytë në vitin 2019, pas shtyrjes nga ana e komisionit parlamentar antimafia. Lajmin e rifillimit së hetimeve e konfirmoi edhe avokari i familjes Pantani, Fiorenzo Alessi.

Për herë të parë kjo dosje u mbyll në vitin 2016 e më pas në vitin 2019. Mediat italiane bëjnë me dije se kohët e fundit, prokuroria ka dëgjuar të tjera dëshmi nga ana e nënës së Pantani.

Marco Pantani, i njohur me nofkën “pirati” ëshë një nga ikonat e sportit të çiklizmit, fitues i Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.

Related posts

Pak çaste përpara finales Francë-Kroaci, ja me kë është tifoz boksieri shqiptar

Isa.Autor

ZYRTARE/ Lufta në Ukrainë, F1 “zjarr” ndaj Rusisë, përjashton Mazepin, largon edhe sponsorin

F.autor

CANCELO DO VETËM BARCELONËN/ Pengesë bëhen 30 milionë euro-t e kërkuara nga kampionët e Anglisë

F.autor

Leave a Comment