Futboll Seria A Sport

JEP 12.5 MILIONË EURO/ Titullari i Realit shpëton ish-ekipin nga falimenti

David Alaba nuk i harron rrënjët e tij. Mbrojtësi i Realit të Madridit i është kthyer ekipit ku doli si lojtar, Austria e Vjenës, duke i ardhur në ndihmë në një situatë mjaft kritike financiare në të cilën ndodhet klubi.

Mediat në Austri bëjnë me dije se klubi vjenez është në prag falimenti për shkak të borxheve. Por Alaba ka ndërhyrë duke blerë një pjesë të aksioneve të ish-klubit të tij, duke derdhur në arkat e Austrisë së Vjenës plot 12.5 milionë euro.

Vetëm pak muaj më parë, në maj Alaba kishte blerë 2% të aksioneve të këtij klubi për vlerën e 500 mijë eurove. Gjesti i Alabës është vlerësuar mjaft në Austri.

Ndërkaq, mediat në Spanjë kanë bërë me dije se në lidhje me dëmtimin e pësuar në Moldavi, Alaba do t’u nënshtrohet sot analizave më të hollësishme për të parë shkallët e dëmtimit. Ai u dëmtua në gjurin e majtë, por te Reali duken optimistë.

Related posts

Mourinho sfidon sulmuesin e Manchester United: “Duhet të ishte këtu, por nuk është…!”

Sadik.Autor

KISHTE LIDHJE JASHTË-MARTESORE/ Notari kampion bote përjashtohet nga garat

Delo.autor

GOLI NË DERBIN E MADONINËS/ Ja çfarë tha Lukaku para kamerës… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment