Futboll Kategoria Superiore Sport

TJETËR HAP FALS NË KAMPIONAT/ Ndeshje dramatike, Tirana dhe Skënderbeu ndajnë pikët në Korçë

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës e luajtur në Korçë.

Ishte një ndeshje e luftuar në mesfushë, ku Skënderbeu ishte më konkret duke humbur disa raste të pastra me Dumfur e Mensah, por skuadra e Memellit nuk arrin të dalë pa pikë nga kjo sfidë duke ndaluar kryesuesit.

Ndërsa Tirana ndërmerr një tjetër hap fals pas asaj humbje me Kukësin që ka prishur disi ekuilibrat në kampin bardheblu. Nuk munguan as kontestimet për penallti, ku në fillim ishin korçarët që pretenduan për një prekje me dorë të Tolit, ndërsa më pas, Tirana pretendoi për penallti pas një dyshimi për prekje të topit me dorë nga kapiteni Vangjel Zguro.

Por ndeshja nuk u ndikua nga episodet, me skuadra që ndajnë pikët në një sfidë mjaft delikate.

Related posts

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN BJELLORUS/ Bakaj protagonisti kryesor i ekipit të tij, pasi shënoi një dopietë

Delo.autor

SULMUESI I NIGERIAN NUK PËRMBAHET/ Dhuron spektakël i zhveshur me këngën… “Anna” (VIDEO)

Delo.autor

Tre trajnerë në listën e dëshirave të Juventusit, Zidane pjesë e saj

Q.Autor

Leave a Comment